Home ShowBizzi Egla Ceno ende në shtëpi? Dalin pamjet e aktores mbyllur në një...

Egla Ceno ende në shtëpi? Dalin pamjet e aktores mbyllur në një dhomë…

353

Egla Ceno u skualifikua një ditë më parë nga “Big Brother VIP 3”,

big brother vip albania, bbv, egla ceno, e mbyllur ne nje dhome

por një promo e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t na tregon se aktorja është ende në shtëpi.

Ajo ndodhet e izoluar në një dhomë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Por se çfarë do të ndodhë në vazhdim, duhet të presim të martën në mbrëmje, në primen e radhës.

Egla u skualifikua pas incidenteve me Meritonin, ku i hodhi alkool në fytyrë. Ndërkohë, një vendim pritet të merret edhe për Ilnisën e Meritonin, si personat që e provokuan banoren.

Egla Ceno mesa duket është e izoluar në një ambient tjetër të shtëpisë së famshme dhe ky mund të jetë një rreng për banorët e tjerë dhe aktorja mund të kthehet sërish në garë.

Në pamje ajo shfaqet e vetme në dhomë, teksa shkruan edhe një mesazh për nënën e saj në dysheme.

“Mami jam ok”, shkruan aktorja, teksa ka “vizatur” edhe një diell dhe fytyrë në tokë.