Home Të Fundit ‘Erdhe më dhe frymë kur bota po ma merrte…’ Sara Gjordeni rrënqeth...

‘Erdhe më dhe frymë kur bota po ma merrte…’ Sara Gjordeni rrënqeth me dedikim e vecantë për bebushin e saj

115

Sara Gjordeni dhe Bardhi çifti i krijuar në Big Brother VIP para pak kohësh konfirmuan se do të bëhen prindër.

 

'Erdhe më dhe frymë kur bota po ma merrte...' Sara Gjordeni rrënqeth me dedikim e vecantë për bebushin e saj
Sara më tepër se këngëtari nga Kumanova është aktive në rrjetet sociale si dhe ndan shpesh moment nga jeta private dhe momente të bukura nga pritja e ëmbël.

Ditën e sotme Sara ka publikuar një video tepër të vecantë, përmes të cilës ka treguar ekon e bebushit si dhe fytyrën e lumtur të Bardhit.

Bashkangjitur postimit, modelja ka bërë një dedikim të ëmbël dhe mjaft prekës.

“Po si ta falënderojë Zotin mami që erdhe ti o dritë? Si munde të vish të më japësh frymë kur bota po ma merrte?

Si munde që në vend që e liga e mllefi të rritej brenda meje nga gjithçka po ndodhte,

Zoti të solli ty dhe më tha Stop; rrit të mirën brenda teje!

Si ta falënderojë mami Zotin që për kaq ditë ja plotësoi lutjet? Unë e di o frymë që ti je shenja më e madhe që më ka ardhur ndonjëherë nga qielli se asnjë e keqe nuk e thyen njeriun e mirë.

Je shenja më e madhe e dritës, e shpresës, e forcës, e pathyeshmërisë sime! Je arsyeja pse mami çdo mëngjes i qesh babit se akoma nuk e besojmë sesi je mes nesh …

Mami të është borxhlie gjithë jetën për forcën që i dhe! Asgjë që do të të jap në këmbim s’do e shlyejë kurrë”