Home Të Fundit ERDHI DIMRI?! Reshje shiu dhe breshër, MOTI PER SOT: Ja cfarë pritet...

ERDHI DIMRI?! Reshje shiu dhe breshër, MOTI PER SOT: Ja cfarë pritet të ndodh

12
0

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

 

ERDHI DIMRI?! Reshje shiu dhe breshër, MOTI PER SOT: Ja cfarë pritet të ndodh

Sipas SHMU, moti do të jetë me alternime vranësirash, si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Në këtë kuadër, parashikohen reshje të herëpasherëshme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës.

Gjithashtu, priten hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në orët e pasdites, reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit, fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 15 deri 31°C

në zonat e ulëta 16 deri 32°C

në zonat bregdetare 20 deri 34°C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here