Prej ditësh është përfolur kudo nëpër rrjet se Salsano Rrapi nuk do të jetë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”.
Mirëpo lajmi është konfirmuar vetë faqja e Portokallisë teksa ka postuar një foto të moderatorit dhe nuk ka më vend për dyshime:
Salsano do të jetë sërish pjesë e “Portokallisë” edhe këtë sezon.
“Me një eksperiencë 25 vjeçare, skenike, televizive dhe kinematografike,
Salsano Rapi është pjesë e “Portokalli” prej 18 vitesh si aktor, moderator dhe skenarist. Gati për një tjetër sezon të suksesshëm!”, thuhet në postim.
Ai do të bashkëprezantojë spektaklin e humorit këtë sezon bashkë me Nevinën dhe Kiarën, e cila bashkohet për herë të parë me këtë program në vend të Xhemi Shehut.