Home Të Fundit ‘Eshtë e pabesë…’ Cfarë ndodhi? Prishet miqësia e ngushtë mes dy ish...

‘Eshtë e pabesë…’ Cfarë ndodhi? Prishet miqësia e ngushtë mes dy ish banorëve të BBVA3. ‘Kush është kjo…’?

19
0

Ilnisën dhe Julian, në fillim i bashkonte një “luftë” e hapur me Eglën, por duket se jashtë shtëpisë se ‘BBV’, gjërat ndryshuan.

 

'Eshtë e pabesë...' Cfarë ndodhi? Prishet miqësia e ngushtë mes dy ish banorëve të BBVA3. 'Kush është kjo...'?
Jashtë shtëpisë së “Big Brother”, Julia dhe Ilnisa nuk u panë më në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Julia është pyetur edhe për këtë, por nuk ia ka gjetur arsyen e vërtetë.

Kur u pyet pak kohë më parë për raportin me Ilnisën, ajo tha: “Ilnisa, kush? E dashura e Meritonit?”

Kjo ironi nuk ishte e pritshme nga aktorja, madje pati zëra që ajo dhe Ilnisa do të kishin një projekt bashkë.

Pasditen e djeshme, në gjatë një interviste”, Julia nuk i shpëtoi përsëri pyetjes për Ilnisën.

 

'Eshtë e pabesë...' Cfarë ndodhi? Prishet miqësia e ngushtë mes dy ish banorëve të BBVA3. 'Kush është kjo...'?

Madje, pyetjes se si i ka raportet me të, ajo i përgjigjet me pyetje: “Pse ata njerëzit që kanë qenë bashkë në Big Brother nuk takohen me njëri-tjetrin? – i drejtohet ajo moderatores dhe pastaj shton: “Nuk kam asgjë me Ilnisën.

Nëse Ilnisa ka gjë me mua, le të ma thotë. Nëse thashë, e dashura e Meritonit, thashë një të vërtetë, apo jo?”

Ndërkohë, Renee, vajza e aktores, e përsëriti edhe një herë përgjigjen e pyetjes që e ëma po e anashkalonte: “Është e pabesë” – tha ajo, po këtë iu desh edhe të shpjegohej për këtë deklaratë:

“(Ilnisa) është e pabesë. Unë them atë që shoh. Nuk e kam takuar dhe duket si paragjykim, por këtë përshtypje kam”.
Julia ndërhyn pas së bijës duke thënë se ky është mendimi i saj, por në të vërtetë ajo dhe Ilnisa nuk kanë qenë asnjëherë mikesha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here