Home ShowBizzi Fajin ia hodhi këngëtares, reagon menaxheri i Xhensilës dhe nxjerr zbuluar Robert...

Fajin ia hodhi këngëtares, reagon menaxheri i Xhensilës dhe nxjerr zbuluar Robert Berishën: Me date 8 dal dhe… DEL VIDEO

119

Moderatori Robert Berisha rreth 1 muaj më parë braktisi në mes garën në “Fermavip”, duke treguar se e kishte marrë malli për vajzën e tij Renee.

Robert Berisha, Ferma Vip, Xhensila Myrtezaj

Ishte një postim i Xhensila Myrtezaj që tregonte se do performonte së bashku me këngëtarin, duke lënë të nënkuptohej se dalja e tij nga reality shoë ishte e planifikuar.

 

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi Roberti është shprehur se veprimi i Xhensilës ishte për të dëmtuar spektaklin në të cilin punon ish-partneri i saj, Bes Kallaku.

“Për Besin, me mua nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta tregoj pak keq produksionin aty ku është Besi” tha këngëtari.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar vetë menaxheri i Xhensilës, duke hedhur në pah të vërtetën e kësaj ngjarje.

Në faqen e tij të Instagram, menaxheri ka postuar një voice të Robertit një ditë para se të futet në “Fermavip”, i cili ka treguar se do të dalë nga ky reality shoë me datën 8.

“Shihemi sepse për një orë futem dhe s’kam më çasje, për çkado diçka më 8 në mbrëmje dal”- dëgjohet duke thënë moderatori.

 

Nga ana tjetër menaxheri tregoi se data e koncertit është vendosur nga vetë Roberti, i cili sipas tij ka përdorur pretekte të tjera për braktisjen në mes të spejtaklit.

“Data është mbyllyr nga vetë Roberti dhe para se të dilte para publikut ka përdorur gjëra të tjera për arsye të daljes” vazhdoi menaxheri i Xhensilës.