Home ShowBizzi “Finalista turpi”/ Habit Ilnisa Agolli me deklaratën e saj: Egla Ceno e...

“Finalista turpi”/ Habit Ilnisa Agolli me deklaratën e saj: Egla Ceno e ka se…

185

Ish-banorja e “BBV”, Ilnsia Agolli mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar lojën e finalistëve në këtë reality show.

te fundit, big brother vip albania, bbv, ilnisa
Teksa u pyet nga moderatori mbi lajmet se Egla Ceno ka një pëlqim për të dashurin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja u shpreh që aktorja e ka seksualizuar konkurrentin gjatë gjithë kohës në disa forma të ndryshme.

“Egla nuk është se nuk e ka seksualizuar Meritonin gjithë kohën. Ajo të vjen në disa forma, duke e seksualizuar, apo si në formën e nënës që e kemi parë këto ditë, duke e kërkuar në shtëpi, apo në formën e aktrimit. Por nuk do të doja të flisja për Eglën…”- tha Ilnisa.

“Si e shikon qëndrimin e banorëve të tjerë kundrejt Meritonit?” e pyeti gazetari.

Ilnisa shpërthyer keq ndaj Julian Dedës, i cili sipas saj ka komunikuar me Heidi Baçin për shëndetin mendor të Meritonit, duke e quajtur të dhunshme këtë bisedë.

Nga ana tjetër, gazetarja tha se nuk i konsideron finalistë dy konkurrentët sepse sipas saj ata janë “finalistë turpi”.

“Më bëri përshtypje forma se si Juli komunikonte me Heidin, po flisnin për shëndetin mendor të Meritonit. Jo vetëm që nuk më pëlqeu por nuk do t’i konsideroja as finalistë. Janë finalistë turpi. M’u duk shumë e dhunshme. E vetmja gjë që nuk njohën aty banorët, është marrëdhënia me limitet, kufijtë nuk njihen. Si ky rasti i shëndetit mendor ka dhe raste të tjera”– tha ajo.