Home Të Fundit ‘Fitorja do ishte mes meje dhe Ilirit..’ Jul Deda ‘hedh poshtë’ Luizin...

‘Fitorja do ishte mes meje dhe Ilirit..’ Jul Deda ‘hedh poshtë’ Luizin si lojtarë, Donaldin nuk e llogaritë fare? Ja cfarë thotë aktori

23

Ironite mes ish-banorëve të “Big Brother Vip Albania” vijojnë edhe jashtë shtëpisë.

 

'Fitorja do ishte mes meje dhe Ilirit..' Jul Deda 'hedh poshtë' Luizin si lojtarë, Donaldin nuk e llogaritë fare? Ja cfarë thotë aktori

Finalisti i edicionit të fundit, Jul Deda, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Arena”.

Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola Doçi nuk i kurseu pyetjet as për Big Brotherin, ku Juli doli në vendin e dytë pas Egla Cenos që rrëmbeu fitoren.

I pyetur nëse e ka takuar Romeon që pas daljes nga BBV, Juli tha me ironi se e ka kërkuar ‘te emisoni i të humburve’,

ndërsa shtoi se e ka telefonuar por i ka dalë i fikur.

“E kam kërkuar te emisionet për të humburit, po e kërkojmë. I kam rënë më ka dalë i fikur. Jam unë dashuria e tij e parë”-tha Juli.

Aktori nuk kurse ironinë as për vëllanë e Romeos, Donaldin.

“Mes Donaldi Ilirit, Luizit dhe teje, kush do e fitonte BBV?”-e pyeti Erjola.

“Të mos na qante do e merrte Donaldi, fitorja do diskutohej mes meje dhe Ilirit”-tha Juli.