Nëna e këngëtarit shkodran, Luiz Ejlli ka udhëtuar nga Amerika për në Shqipëri për kaluar pak kohë me djalin e saj dhe nusen, Kiara Tito.
Luizi ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, ku ka treguar se Shiroka është vendi i preferuar i nënës së tij, ndërsa kanë vendosur që të drekojnë së bashku në këtë vend turistik.
“Si të duket Shkodra dashuri” e pyeti këngëtari Kiarën, e cila tha: “Erdhëm në Shirokë te vendi preferuar”.
“Te vendi preferuar i kujt? Nuk është as i jemi dhe as i joti, por i… Është me turp, thuaje një fjalë o mbretëreshë. Ka ardhur gjyshja me pa vajzuken”- u shpreh Luizi, duke ndarë me ndjekësit imazhe të nënës së tij.
Çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, teksa do të sjellin në jetë një vajzë.