Home Të Fundit ‘G*ditja i ka prekur nervin e sipërm të buzës…’ RRENQETHESE! Babai i...

‘G*ditja i ka prekur nervin e sipërm të buzës…’ RRENQETHESE! Babai i Klea Prengës flet pas dh*nës barbare që i bënë të bijes së tij

18
0

Ngjarja e 6 gushtit, ku modelja Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Antonela dhe Mariela Berishës në një restorant luksoz te Kodra e Diellit në Tiranë vazhdon të mbetet ende e paqartë.

 

'G*ditja i ka prekur nervin e sipërm të buzës...' RRENQETHESE! Babai i Klea Prengës flet pas dh*nës barbare që i bënë të bijes së tij

Disa ditë më parë u publikuan pamjet kur modelja është dhunuar barbarisht nga motrat Berisha, ndërsa një ditë më pas vetë Klea publikoi foto ku dukej në gjendje shumë të mirë, edhe pse shenja në fytyrë kishte mbetur.

Ndërsa sot, Mhill Prenga, babai i Klea Prengës ka kërkuar drejtësi pas sulmit të dhunshëm ndaj vajzës së tij

Ai shpjegoi se ngjarja është jashtëzakonisht e vështirë për të dhe theksoi se është ë e rëndësishme që Klea të flasë vetë për përvojën e saj, por ajo ende nuk është gati për të bërë një deklaratë publike.

Kjo pasi goditja e dhunshme me shishe në fytyrë i ka shkaktuar dëmtime serioze, duke i prekur nervin e buzës së sipërme të Kleas, e cila tani është e mpirë.

“Është ngjarje e vështirë për mua, dua të më kuptoni. Kjo është një ngjarje që nuk më takon mua të flas, por Kleas dhe ajo nuk është gati. Goditja i ka prekur nervin e buzës së sipërme dhe e ka të mpirë, ndaj më kuptoni.

Të falenderoj për interesimin, në një moment tjetër kur Klea të jetë e gatshme. Kërkoj dhe drejtësia të veprojë për cilindo që e shkel atë”, – është shprehur ai për Euronews Albania.

 

'G*ditja i ka prekur nervin e sipërm të buzës...' RRENQETHESE! Babai i Klea Prengës flet pas dh*nës barbare që i bënë të bijes së tij

Kujtojmë që ngjarja e rëndë është shënuar në mbrëmjen e 6 gushtit në një nga restorantet më luksoze të Tiranës. Ishte vetë modelja Klea Prenga e cila në llogarinë e saj në “Instagram” postoi pamjet e rënda ku shihej e gjakosur dhe me prerje të rënda në fytyrë.

Modelja tha se ishin motrat Berisha ato të cilat e sulmuan me gotë teksa ishte duke darkuar.

Sipas motrave Berisha, kjo e fundit është vendosur në shënjestër të tyre, pasi ka tentuar që të prishë marrëdhënien e motrës së Antonelës me bashkëshortin e saj.

Megjithatë një gjë e tillë u mohua nga Prenga, e cila pretendon se nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj bashkëshortore, teksa i akuzon ato se e kanë bërë një gjë të tillë për t’i prishur imazhin, për shkak të xhelozisë së tyre të sëmurë.

Të dyja motrat, sipas policisë, në bashkëpunim me njëra-tjetrën në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë 24-vjeçaren Klea Prenga.

Mbi motrat Berisha rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Efektivët janë vënë në lëvizje dhe po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e Antonela dhe Mariela Berishës, të cilat që prej 8 gushtit janë shpallur në kërkim nga Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here