Një takim i parë që supozohej të ishte romantik,
ka rezultuar fundi tragjik për një 19-vjeçare.
Sipas CNN, Sade Robinson kishte lënë takim me një djalë që e kishte njohur rishtas, në një restorant në SHBA. Ndërsa u kishte treguar miqve të saj që mezi priste ta takonte 33-vjeçarin që kishte njohur, prej 2 prillit ajo nuk kishte pasur më kontakt me askënd nga familjarët dhe miqtë.
Pas kërkimeve të policisë, është zbuluar dhe ngjarja tronditëse, ku në një zonë është gjetur makina e saj e djegur, e brenda në të, pjesë të trupit të të resë.
E sikur të mos mjaftonte me kaq, ekspertët janë përballur me pamje horror, kur pranë makinës, kanë gjetur këmbën e saj të sharruar.
Për këtë krim është arrestuar 33-vjeçari, si i dyshuar kryesor, por vetë ai thotë se është i pafajshëm.
Ngjarja ka shkaktuar shumë reagime në Wisconsin, ndërsa policia po heton edhe për raste të tjera të vajzave që janë zhdukur.