Home Të Fundit GJITHCKA E SHTIRUR? Jul Deda TREGON TE VERTETEN e debatit ‘të brekëve’...

GJITHCKA E SHTIRUR? Jul Deda TREGON TE VERTETEN e debatit ‘të brekëve’ me Egla Cenon ‘Nisi kur unë dhe…’

11

Edicioni i tretë i “Big Brother VIP” nisi me një sherr mes Egla Cenos dhe Julian Dedës dhe gjithçka filloi për ‘mbathjet’.

 

GJITHCKA E SHTIRUR? Jul Deda TREGON TE VERTETEN e debatit 'të brekëve' me Egla Cenon 'Nisi kur unë dhe...'

Me të mbaruar nata e parë e spektaklit të BBV3,

 

aktori i njohur shkoi në dhomën e gjumit për të ndërruar rrobat. Ai hoqi pantallonat dhe doli vetëm me të brendshme.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Egla, e cila menjëherë filloi një debat të fortë me të. I ftuar në “ Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, Juli ka sqaruar se si ka ndodhur ky debat.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Gara e fortë deri në fund me Eglën, me personazhin ku ka qenë edhe debati i parë mes juve të dyve që ditën e parë, ku që në ditën e parë u mendua për një aleancë. Sollët skenën e “mbathjeve”.

Juli: Si nuk i ruajta ato mbathje t’a kishim mbyllur me atë skenë sepse gjynah mos ta mbyllnim. Mi solli Visjani me Cubin.

Bieta: Ju vutë bast, në qoftë se do të shkoni të dy me Eglën do i vishnit. Pse nuk i veshët?

Juli: Sepse ishte gabimi im, nuk e dija ku i kisha lënë ato të gjatat, kurse Egla i dinte ku i kishte lënë “Mercedeskat”.

Bieta: S’para i humbin gocave kollaj (qesh).

Juli: Kjo skena është bërë para nja 6 vitesh. Këtë unë nuk e mbaja mend, e dija që ishte Egla te ne, por nuk mbaja mend skeçin. Në qoftë se e ka mbajtur mend Egla dhe e ka futur, nuk di ta them as këtë, por nuk e besoj.

Debati i parë ka qenë për mbathjet shikoni t’ju tregoj se si u fut Egla në lojë që në sekondën 1. Unë kam një problem në jetën time, nuk i duroj dot kostumet dhe atë ditë jam futur te dhoma e rrëfimit atë natën e Prime, ndenja nja dy orë, pastaj filloi spektaklit,

nja 6 orë spektakël e kështu me radhë, hëngrën dhe darkën, u fikën dhe dritat e dhomës së gjumit dhe thashë po i heq dhe pa hequr xhaketën, kam hequr pantallonat edhe dola në mbathjet e mia që mi kishte dhënë gruaja, më kishte thënë vish këto

se s’janë të grisura (qesh). Kam patur dhe një palë me yje e ja jepja Merit për të parë horoskopin dhe shikonte Virgjëreshën Meri aty.