Home ShowBizzi Grida Duma flet për “Big Brother Vip 3”: Egla ka çmitizuar diferencat...

Grida Duma flet për “Big Brother Vip 3”: Egla ka çmitizuar diferencat gjinore grua-burrë, në çdo momen…

537

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. E ftuar sot në një emision televiziv nën moderimin e Salsanos, Adit dhe Visjanit ishte Grida Duma.

te fundit, big brother vip albania, bbv, egla ceno, grida duma

Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3” e shumë të tjera. A do të pranonte ajo të ishte opinioniste e “BBV3”?!

Jo, nuk është format që ka lidhje me mua. Unë jam e keqe me veten dhe e mirë me të tjerët. Unë vetë nuk e bëj diçka, por po e bërE ti e kuptoj. Unë e mirëkuptoj edhe në vogëlsi, edhe në problematikë.

Kujtojmë, se ditën e diel Egla Ceno është skualifikuar nga shtëpia e “BBV3”. Pas provokimeve që Meritoni dhe Ilnisa i kanë bërë ndaj saj dhe reagimeve që Egla ka pasur ndaj Meritonit, Vëllai i Madh komunikoi këtë vendim për të.

Nga ana tjetër bëhet me dije se televotimi i së martës është anuluar, ndërkohë që një tjetër vendim do të merret për Ilnisën dhe Meritonin.

Por diçka e paparashikueshme për banorët dhe të gjithë ne do të ndodhë spektaklin e sotëm. Egla Ceno mund të rikthehet në shtëpinë e “BBV3”. Momentalisht Egla qëndron e izoluar në një nga ambjente e shtëpisë pa dijeninë e askujt. Si e komenton Grida Duma Eglën si banore?

Egla ka çmitizuar diferencat gjinore, grua-burrë. Në çdo moment që e intimidohet ajo nuk shqetësohet që është grua. Ky lloj çmitimizimi është i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare dhe është nga të rrallat herë që e shoh në publik pa asnjë kompleks. Këtë avantazh e ka.