Home Të Fundit Hajde, hajde dhe kjo s’ishte parë! Zhaklin Lekatari puthet me te ftuaren,...

Hajde, hajde dhe kjo s’ishte parë! Zhaklin Lekatari puthet me te ftuaren, ‘DEKLARATA’ dashurie për njëra-tjetrën

159

Në një bisedë të këndshme mes vajzash, me një koktejl para, Zhaklin Lekatari,

 

Hajde, hajde dhe kjo s'ishte parë! Zhaklin Lekatari puthet me te ftuaren, 'DEKLARATA' dashurie për njëra-tjetrën

Maya dhe Ilda Bejleri, rrëfyen në një emision televizivpër jetën personale dhe karrierën.

Mes artisteve, nuk munguan vlerësimet për njëra-tjetrën. “E dashuroj”, tha Maya për Zhaklinën,

 

duke e komplimetuar për rolin si opinioniste në “Big Brother VIP 2”.

 

Ndërsa, Zhaklina, ia ktheu me një përqafim dhe puthje, ndërsa shtoi se dha shumë nga vetja gjatë edicionit të kaluar të reality shoWw-t më të ndjekur në Shqipëri.

Bora Zemani: Kur i treguam Maya-s, që e ftuar do të jetë edhe Zhaklin, ah tha, e dashuroj

 

Bora Zemani: Po pse Maya? Pikërisht për këtë fjalën e lirë, e vlerëson kaq shumë?!

Maya: Unë do preferoj të të them Zhaku, se të kam afër. Unë e kam njohur nga Big-u i vjetshëm,

 

kam parë një vajzë shumë të vërtetë në atë që thoshte. S’ke pse thua që kjo gota është shishe, është gota.

Kështu mund ta them unë punën e saj, mua më pëlqejnë njerëzit e vërtetë dhe kaq. Prania jote dha shumë në atë spektakël

Zhaklin Lekatari: Edhe unë mendoj që dhashë shumë

Maya: Mirë do ishte të ishe edhe në këtë sezon

Ilda Bejleri: Zhaku në fakt është dhënë e gjitha tek ai format, se njeriu i thotë gjërat ashtu si i mendon. Çdo njeri ka këndvështrimin e vet

Zhaklin Lekatari: Mendoj që kur flasim për çështje parimore, ato të vërtetat që ekzistojnë në shoqërinë tonë, janë të vërtetat në të cilat përkojnë morali dhe ligji. E vërteta është një dhe nuk mund të ketë deformime