Duket se ditët e fundit të qëndrimit brenda shtëpisë
së “Big Brother VIP Albania” po bëhen të vështira për Heidi Bacin.
Ajo ka qenë “shënjestër” e kritikave në rrjet pasi u dëgjua duke hedhur akuza të forta bashkë me Julin, ndaj një banori tjetër, Meriton Mjekiqit, për shëndetin e tij mendor.
Mirëpo si mos të mjaftonte kjo, në një video të publikuar pak më parë nga faqja zyrtare e BBV, Meritoni dëgjohet duke debatuar me Eglën. Këtu ndërhyn Heidi, e cila i drejtohet Meritonit: “Boll se na çave veshët.
Pas kundërpërgjigjes nga Meritoni, Heidi vazhdon: “Sdua, sdua. Sdua ta mbyll gojën”.
Fjalët e Heidit nuk i pëlqyen aspak ndjekësve, të cilët u shprehën në komente se në gjithë rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP Albania” ka thënë, “jam në llixha”, “na çave veshët”, “sdua”, “boll”.
View this post on Instagram