Home ShowBizzi Hëna e re në Akrep, astrologia: Nëntori nis mbarë për shenjat, por...

Hëna e re në Akrep, astrologia: Nëntori nis mbarë për shenjat, por kini kujdes këto ditë të javës…

19
0
Horoskopi

“Hëna e re në Akrep do të sjellë pozitivitet,” kështu është shprehur në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan astrologia Chrysanthi Kalogeri.

Hëna e re në Akrep, astrologia: Nëntori nis mbarë për shenjat, por kini kujdes këto ditë të javës…

Sipas saj, java që vjen do të jetë shumë e rëndësishme, pasi do të ketë surpriza si një aspektin financiar, profesional, por dhe në atë personal erotik.

Duke bërë parashikim për secilën shenjë, ajo paralajmëroi për xhelozi dhe grindje në disa ditë të javës.

Chrysanthi Kalogeri: Kemi përpara një javë shumë të rëndësishme, plot aspekte astrologjie. Një javë ku do të kemi zhvillime në sferën financiare dhe në jetën personale erotike.

Nëse do të jemi të kujdesshëm në vendimet që do të marrim dhe në hapat që do të hedhim, atëherë suksesi do të jetë i garantuar.

Do të ketë shumë diskutime dhe shumë fjalë, por duhet të evitojmë pakujdesitë dhe ditët pak më të vështira të javës janë nga e enjtja, data 31 Tetor deri në fillim të javës që vjen, ku xhelozia mund të udhëheqë në kontradikta ose në konflikte, duke çuar në humbje të kontrollit.

Pra në këto ditë nuk duhet të ushtrojmë kontroll tek të tjerët, por as ne nuk duhet të pranojmë kontroll nga të tjerët, të evitojmë xhelozinë, mllefin apo dhe inatin. Ndërkohë që ngjarja më kryesore e javës është hëna e re në shenjën e Akrepit në datën 1 Nëntor. Madje Nëntori fillon mirë sepse është një hënë e re shumë pozitive, në aspektin që mund të konsolidojmë pozitat tona, mund të bëjmë arritje të reja qoftë në jetën personale, pra të krijojmë një lidhje ose një marrëdhënie, por dhe të kemi një bashkëpunim profesional ose një fillim i ri në përgjithësi i cili do të jetë afatgjatë dhe do të ketë qëndrueshmëri në sajë të përpjekjeve.

 

Dashi: Gjatë kësaj periudhe duhet të përqendroheni në sferën financiare dhe duhet të dalloni shumë mirë se cilat janë nevojat reale nga dëshirat tuaja të thella. Mos u lini vend këtyre të fundit të mbizotërojnë në vendimet tuaja. Ndiqni intuitën në vendimet që do të merrni dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Mos hyni në konfliktet me të tjerët dhe me njerëz që janë më lart se ju, ndërkohë që mund të bëni gjatë javës biseda intime në lidhje me planet tuaja që të tjerët nuk duhet të keni dijeni për to. Më 3 Nëntor do të keni mundësi të udhëtoni dhe të kaloni bukur me miqtë dhe të dashurit tuaj nëpërmjet një udhëtimi.

Demi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju ka filluar që prej datës 23 Tetor dhe vazhdon përgjatë pjesës më të madhe të Nëntorit, ku duhet të jeni përqendruar në bashkëpunimet dhe në marrëdhëniet tuaja. Hëna e re përballë jush në datën 1 Nëntor iu sjell shanse për të krijuar një bashkëpunim të fortë, për të krijuar një lidhje personale e cila do të jetë afatgjatë dhe me stabilitet. Njëkohësisht sjell në jetën tuaj persona të cilët do të mbështesin projektet dhe qëllimet tuaja. Është mundësia që të fokusoheni dhe në një punë dhe njëkohësisht duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare, duke evituar shpenzimet e tepërta, sidomos të shtunën dhe të dielën.

Binjakët: Me këtë Hënë të re në shenjen e Akrepit do të keni mundësi të përforconi pozitat tuaja në punë. Do të keni mundësi të njihet dhe të vlerësohet puna juaj, por dhe ju duhet t’i përvisheni punës dhe të nisni një projekt të ri, të tregoni aftësitë dhe talentet që keni. Paralelisht duhet të kujdeseni më tepër për shëndetin tuaj dhe nëse jeni në kërkim të një pune qoftë kjo një punë e dytë. Është momenti që me këtë hënë të re ta realizoni. Java ju krijon shanse shumë të mira në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, ku data 3 Nëntor ju krijon shanse unike, mjafton që të përqendroheni një cilësinë dhe jo në sasinë. Gjithashtu duhet të jeni shumë të kujdesshëm në sferën financiare në fund të javës, pra në pjesën e dytë të javës dhe deri në fillim të javës që vjen. Mos hyni në borxhe dhe mos merrni kredi sidomos nga data 31 dhe deri në fillim të javës që vjen.

Gaforrja: Jeni më të favorizuarit e periudhës dhe më të favorizuarit me këtë hënë të re. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja, në çështjet që keni me pjesëtarët e familjes në lidhje me pronën, të mos hyni në konflikte. Kryesisht ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës duhet të evitoni çdo konflikt dhe ekspozimin tuaj. Gjithsesi kjo hënë e plotë për ju është shumë erotike. Ju premton një lidhje të fortë dhe me perspektivë, ju premton gëzime dhe një fillim të ri në lidhje me një investim që ju doni të bëni. Dhe nëse dëshironi të bëheni me një fëmijë, ky është pikërisht momenti. Fundi i javës mund të kaloni bukur me familjen tuaj.

Luani: Është momenti të përkushtohet tek familja juaj, në shtëpinë tuaj ku do të gjeni një lidhje apo mbështetje për planet që keni në lidhje me pronën dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me familjen. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në prapaskena sepse ndoshta shumë persona pa dijeninë tuaj, nuk flasin shumë mirë për ju ose përpiqen që t’ju krijojnë sfida dhe kjo për sa i përket periudhës nga data 31 Tetor deri në fillim të javës tjetër që vjen. Njëkohësisht është një periudhë shumë erotike për ju, por dhe shumë premtuese. Në fund të javës mund të kaloni bukur me të dashurit tuaj, por çdo ekzagjerim mund të komentohet negativisht. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për shëndetin tuaj në fund të javës dhe në fillim të javës që vjen. Gjithsesi java premton ndihmë dhe mbështetje, mjafton të dini se ku mund ta kërkoni atë.

Virgjëresha: Kjo është një periudhë e rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja qoftë për jetën personale, qoftë për jetën profesionale. Është momenti që të promovoni punën tuaj gjatë gjithë kësaj periudhe, por sidomos me hënën e re më datën 1 Nëntor ku prezenca juaj do të krijojë kushtet që të bëni një bashkëpunim të ri ose të njihni dikë në përditshmërinë tuaj, ose në një udhëtim të vogël. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në një aktivitet kolektiv ku do të merrni pjesë, ose të jeni të kujdesshëm me miqtë, si dhe me jetën erotike. Hëna e re do të ofrojë kushtet që të merrni një mbështetje. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm, në një aktivitet që merrni kolektiv, me miqtë tuaj dhe jetën personale erotike.

Peshorja: Është momenti që të fokusoheni plotësisht në sferën financiare. Përmes punës suaj do të keni arritje të suksesshme, por dhe me stabilitet, ose mund ta krahasoja këtë me një emërim, pra mund të merrni një emërim ose një punë me stabilitet në financat tuaja. Shumë të kujdesshëm duhet të jeni ju të lindurit të shenjës pasi disa probleme familjare të cila ju kanë shqetësuar dhe në periudhat e mëparshme mund të krijojnë konflikte dhe kontradikta në marrëdhëniet tuaja të çdo lloji. Njëkohësisht në fund të javës mund të kaloni bukur, të takoni miq dhe të dashurit tuaj.

Akrepi: Jemi në sezonin e tyre të cilët fillojnë një cik të ri jete, një cilët të ri një vjeçar, ku ditëlindja e tyre do të përcaktojë gjithë vitin. Nëntori hyn me një hënë të re në shenjën tyre e cila krijon kushte për një fillim të ri, ku mund të marrin një iniciativë krijuese ose investimi. Mund të përforcojnë marrëdhëniet e tyre personale dhe erotike. Është një periudhë ku nëpërmjet bisedave që do të kenë të planifikojnë të ardhmen. Kujdes duhet të kenë në punët ligjore në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës që vjen. Të mos imponojnë mendimet e tyre tek të tjerët. Fundi i javës dhe në përgjithësi periudha premton zhvillime dhe arritje ekonomike. Duhet të jeni të kujdesshëm në momentin që firmosin dhe marrin një bashkëpunim.

Shigjetari: Është momenti të rishikoni dhe një herë planet tuaja sepse dhe një herë në pjesën e dytë të Nëntorit ato t’i vendosni në zbatim, kështu që rishikimi i planeve dhe një organizim sa më i mirë me këtë hënë të re në datën 1 Nëntor do u japë mundësinë që ju të keni realizime shumë të mira në periudhën e menjëhershme që do të vijojë. Kjo është një periudhë e mirë për ju, një periudhë erotike ku do të keni dhe shanse në jetën personale, por dhe në bashkëpunimet tuaja. Duhet që të jeni me këmbë në tokë dhe të mos mbivlerësoni situatën. Kjo javë u premton zgjidhje dhe për çështjet familjare. Shumë kujdes duhet të bëjnë të lindurit në ditët e fundit të shenjës, pasi nëse do të vlerësoni mirë situatat, do të jeni besnikë të realitetit, do të keni sukses përndryshe me lehtësi do të udhëhiqeni në gabime që do iu kushtojnë më vonë, në pranverën e 2025-ës.

Bricjapi: Në këtë periudhë jeni të fokusuar në qëllimet tuaja, ku jeni të vendosur për realizimin e tyre dhe me të vërtetë do të keni mundësi që t’i realizoni ato. Ju vetë duhet të jeni të pranishëm në përditshmëri ku përmes aktivitetit tuaj do të keni mundësi të promovoni këto plane dhe këto synime që keni. Ndërkohë që fundi i javës dhe data 31 Tetor deri në fillim të javës që vjen duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja të çdolloji dhe të lindurit në ditën e fundit ose në dy ditët e fundit të shenjës, do të jeni në fund të ndryshimeve që do të bëni.

Ujori: Kjo hënë e re dhe kryesisht periudha vendos fokusin tek jeta sociale dhe në karrierën tuaj. Hëna e re krijon shanset që të bëni një fillim të ri profesional, një fillim të ri në karrierën tuaj ku do të sjellë të ardhura që do të kenë një stabilitet, pra përforcohet më tepër sfera financiare. Megjithatë mund të merrni vendime dhe për jetën sociale apo personale. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në përditshmërinë tuaj, në aktivitete që do të bëni kryesisht në fund të javës, nga data 31 dhe deri në fillim të javës që vjen. Paralelisht duhet të jeni shumë të kujdesshëm në vendimet që do të merrni në lidhje me investimet këtë javë.

Peshqit: Kjo javë dhe përgjithësisht java e re në shenjën e Akrepit krijon kushte shumë të mira për të ardhmen, pra favorizohen planet për të ardhmen, vendimet që do të merrni. Gjithashtu krijon kushtet për konsolidimin e jetës personale, është momenti që të fokusoheni në jetën sociale dhe në karrierën tuaj, të jeni shumë të kujdesshëm në fund të javës dhe sidomos të dielën do të keni mundësi të kaloni bukur, por çdo ekzagjerim mund t’iu ekspozojë dhe të krijojë përshtypje shumë të mira për ju. Paralelisht duhet të jemi shumë të kujdesshëm në jetën erotike dhe të kujdesshëm në mënyrën se si dikush mund t’iu afrohet në fund të javës. Duhet të sqaroni propozimet që iu bëhen jo vetëm në karrierën tuaj, por dhe në jetën personale. Gjithsesi është momenti që të veproni, të ndiqni intuitën, por duke qenë të organizuar dhe sa më të disiplinuar./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here