Ditën e sotme,në Kili do të luhet derbi i përjetshëm, El Clasico mes Colo-Colos dhe Universidad.
Në këtë duel për miqtë, 19-vjeçari Thomas Gillier, do të qëndrojë mes shtyllave, i shoqëruar nga një histori shumë tragjike familjare.
Bëhet fjalë për një djalë që humbi të dy prindërit brenda vetëm shtatë muajve dhe që tani kujdeset për motrën dhe vëllanë e vogël.
“Si të qëndroj i fortë? Nuk është e vështirë për mua. Përqendrohem në çështjet mbi të cilat mund t’i zgjidh.
Nëse klubi më beson mua, kjo është shumë mirë, por gjëja më e rëndësishme është që unë të kem besim në veten time dhe në aftësitë e mia.
E gjithë kjo është rezultat i punës së planifikuar.
Sot do të debutoj në derbi, por për mua do të jetë vetëm një lojë tjetër. Jam shumë i qetë sepse e di që jam stërvitur shumë mirë”, tha Gillier.
Nëna e Thomas, Claudia Correa Bilbao, një artiste shumë e respektuar humbi jetën janarin e kaluar pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Vetëm shtatë muaj më parë, babai i Thomas ishte ndarë nga jeta, pasi kishte pësuar një arrest kardiak gjatë pushimeve në vendlindje.
Ai ka lindur në Francë dhe Thomas është gjithashtu, i lidhur fort me këtë vend evropian.
“Eksperiencat nuk janë vetëm vitet që keni kaluar në botë. Kjo varet gjithashtu nga ajo që keni përjetuar dhe çfarë keni mësuar nga përvojat e njerëzve të tjerë.
Thomas është një djalë i fokusuar që di të mësojë nga shembujt e të tjerëve, ai është i mençur dhe shumë i pjekur. Ai kaloi shumë dhe u rrit herët.
Ndoshta kjo është arsyeja pse ai tashmë duket kaq i pjekur edhe kur kalon mes shtyllave”, tha trajneri i Club Universidad.
Gillier do të debutojë sot në derbi, për shkak të një dëmtimi të portierit të parë Sebastian Perez, teksa ka bërë gjashtë paraqitje këtë sezon.