Home Të Fundit ‘I dashur Zot, më ndihmo…’ Letra prekëse e babait të Aldos po...

‘I dashur Zot, më ndihmo…’ Letra prekëse e babait të Aldos po bënë xhiron në rrjet! I gjetur parrugëzgjidhje ai i drejtohet Zotit për shërminin e djalit të tij ‘Në pediatrinë e Tiranës…’

15
0

Historia e Aldos, një vogëlushi që po lufton prej vitesh me një sëmundje të rëndë, është një tregim që të shkakton më shumë revoltë sesa trishtim.

 

'I dashur Zot, më ndihmo...' Letra prekëse e babait të Aldos po bënë xhiron në rrjet! I gjetur parrugëzgjidhje ai i drejtohet Zotit për shërminin e djalit të tij 'Në pediatrinë e Tiranës...'

Në vend që të ndihmojnë, institucionet shqiptare duket se janë të pandjeshme përballë dhimbjes së tij dhe familjes së tij. Prej vitesh, babai i Aldos, Hamdi Skeja, ka trokitur në dyert e institucioneve dhe ka kërkuar ndihmë, por gjithçka që ka marrë është indiferencë, premtime të kota dhe mashtrime. Ai është përballur me një realitet të egër ku fati i fëmijës së tij është lënë në mëshirën e fatit, ndërsa vuajtjet vetëm shtohen.

Aldo, i cili është i shtruar në Pediatrinë e Tiranës, po përjeton një kalvar të gjatë vuajtjesh. Babai i tij, i dorëzuar përballë pafuqisë së tij dhe dështimit të institucioneve për t’i ofruar ndihmë, ka vendosur të shkruajë një letër drejtuar Zotit, duke kërkuar mëshirë dhe ndihmë hyjnore për të shpëtuar djalin e tij.

Në këtë letër prekëse, që shpreh thellësinë e dhimbjes së një babai të dëshpëruar, Hamdiu kërkon ndërhyrjen e Zotit, duke e parë atë si të vetmin shpresë që mund të ndryshojë fatin e të birit.

Në këtë letër, ai i lutet Zotit që të ndërhyjë dhe të bëjë atë që institucionet kanë dështuar të bëjnë. Ai kërkon që Zoti t’i udhëzojë ata që janë në pushtet, ministrinë, njerëzit publikë dhe mediat, që të marrin përgjegjësinë dhe të reagojnë për Aldon dhe për të gjithë fëmijët që vuajnë në heshtje. Letra është një thirrje e dëshpëruar për ndihmë, ku Hamdiu, në një moment të madh brenge, shpreh dëshirën që ose të marrë forcë për t’u bërë kriminel, ose të shohë një reagim nga ata që kanë fuqinë për të shpëtuar jetën e të birit.

Letra e Hamdiut është një dëshmi e një njeriu që, duke u ndjerë i lënë pas dore dhe i mashtruar nga sistemi, po humb besimin te gjithçka përveç fuqisë hyjnore. “O Zot, më dëgjo dhe më ndihmo”, shkruan ai, duke shprehur se vetëm një ndërhyrje hyjnore mund ta shpëtojë të birin nga ky kalvar i pafund vuajtjesh. Ai kërkon që Zoti të udhëzojë ministrinë që të veprojë dhe t’i japë djalit të tij ndihmën e nevojshme, duke shpresuar që dikush, diku, të dëgjojë thirrjen e tij.

Letra e plotë nga Hamdi Skeja:

NJË LETËR PËR ZOTIN

Jo pa qëllim po i nis një letër ZOTIT, i cili duhet të marr në duar fatin e djalit tim, dhe çdo fëmije që vuan, po kryesisht për djalin tim që prej vitesh rropatet spitaleve, dhe pa një zgjidhje.

I dashur Zot, më dëgjo, më dëgjo dhe vepro;

Jam në hall, sinqerisht shumë në hall të madh, pasi prej vitesh instucionet heshtin, në mos them Zot se tallen, e mua e vetmja forcë që më ka ngelur është të bëhem kriminel, po ti i dashur Zot e thua në librin e shenjtë se nuk duhet të bëhemi të tillë, pra; -kriminelë.

Zot, i dashur Zot i plotëfuqishëm, i madhërishëm, mëshirëplotë, dhe mirëbërës, më ndihmo.

E kupton Zot çfarë do të thotë që një baba është dorëzuar?!

Zot, udhëzo ministrinë që të reagojnë, udhëzo njerëzit publikë që të reagojnë, udhëzo mediat që të jenë me mua, jo me mua e për mua, me mua për djalin tim që po rritet dyerve të spitalëve pa marr kurrë atë që i duhet.

Të lutem, ose udhëzo ata, ose më jep forcë mua që të bëhem kriminel.

Zot, kam shumë për të thënë, shumë, shumë, por po e mbyll me kaq, duke të pritur ty!

Pediatria Tiranë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here