Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak u bë misioni i aktorit me Erjola Doçin.
Dyshja fshehën pirunjtë, lugët dhe thikat, ndërsa Juli iu betua banorëve se nuk ishte ai që e bëri këtë veprim.
Pasi “Vëllai i Madh” zbuloi se ishin Juli dhe Erjola ishin banorët në mision, Romeo ka shpërthyer keq ndaj aktorit duke i thënë i pafe sepse betohet kur gënjen.
“Ti je njeri që përdor çdo lloj gjëje, që nga familjarët deri te zoti, po ik largohu tani. Të ishe besimtarë ti nuk do ta përdorje këtë gjë”– iu kthye Juli.
“Ti je i vogël, i paaftë dhe i pafytyrë”- i tha Romeo, ndërsa Juli e përshtyn në fytyrë tha: “Djalë i keq. Përdorues i fëlliqtë”.
Debati:
Juli: Ti je njeri që përdor çdo lloj gjëje, që nga familjarët deri te zoti, po ik largohu tani. Shko e qaj atje se na çmende
Romeo: Çfarë familjari more?
Juli: S’të jap llogari ty fare. Përdorë çdo llojë gjëje. Të ishe besimtarë ti nuk do ta përdorje këtë gjë
Romeo: Sepse e përdore ti
Juli: Do të dalësh në prime se s’ke me çfarë të dalësh
Romeo: Të të vijë zor nga vetja që e mendon
Juli: Je njeri i vogël dhe çdo gjë. As s’je besimtarë e asnjë gjë
Romeo: Ti je i vogël, i paaftë dhe i pafytyrë
Juli e përshtun në fytyrë
Romeo: Ti e përdore i pari
Juli: Mu zhduk nga sytë, pis djalë
Romeo: Nuk ke kopetenca të flasësh, mos e kalo atë vijë
Juli: Djalë i keq. Përdorues i fëlliqtë
Roza: Mos e gjykoni kështu
Juli: Kujt ia fusin këta? Të shkojnë e të lajnë mëkatet e tyre se ska ujëvarë që i lanë dhe më tregojnë mua
Romeo: Çfarë mëkatesh kam bërë unë?
Juli: Po ik o Romeo