Home tvshow I hoqi rripin e pantallonave dhe i tregoi…/ Meritoni pendohet për gjestin...

I hoqi rripin e pantallonave dhe i tregoi…/ Meritoni pendohet për gjestin e bërë ndaj Rikes?

99

Një ditë më parë ishte episodi i fundit i emisionit më të dashur

I hoqi rripin e pantallonave dhe i tregoi…/ Meritoni pendohet për gjestin e bërë ndaj Rikes?

 

nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV – Live nga shtëpia”,

 

 

vetëm në valët e Top Albania Radio. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

Gjatë kësaj interviste, Meriton Mjekiqi i ka kërkuar ndjesë publike ish-banores së “Big Brother VIP3” Rike Roçit pas përplasjes së tyre brenda shtëpisë

Moderatori dhe modelja, që ishin shokë përpara se të bëheshin pjesë e garës, shpërthyen në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Teksa Rike iu drejtua moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ky i fundit hoqi rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë që banorja të shpërthejë në lot.

Megjithëse para daljes së Rikes nga shtëpia Meritoni i ka kërkuar falje Roçit për gjithçka ka ndodhur mes tyre.

“Me Romeon kemi folur me njëri-tjetrin, i kam kërkuar falje. Rikes i kam kërkuar falje dhe të gjithëve që kam pasur probleme iu kam kërkuar falje. Rikes i kërkoj sërish falje për situatën që ka ndodhur mes nesh”- tha Meritoni.