Home ShowBizzi I kërkuan të lërë shtëpinë e BBV për shkak të gjendjes së...

I kërkuan të lërë shtëpinë e BBV për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të së ëmës, banorja refuzon: Do vazhdoj garën, por…

16
0

Banores së “Big Brother Vip Kosova”, Ana Ejupit, i është kërkuar të lërë shtëpinë, pasi familjarët e saj kanë njoftuar se nëna e saj nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

I kërkuan të lërë shtëpinë e BBV për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të së ëmës, banorja refuzon: Do vazhdoj garën, por…

Siç kanë deklaruar familjarët, nëna e Ana Ejupit nuk e sheh dot atë brenda atij “reality-shoë” dhe kanë kërkuar që ajo të largohej.

Mirëpo Ana refuzoi të dalë nga shtëpia duke i kërkuar produksionit se nëse gjendja shëndetësore e nënës së saj përkeqësohet, ata ta informojnë.

“Unë do të doja ta vazhdoja lojën time këtu brenda, por dua të më informoni për gjendjen shëndetësore të nënës time,” u shpreh Ana.

I kërkuan të lërë shtëpinë e BBV për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të së ëmës, banorja refuzon: Do vazhdoj garën, por…
Më pas ajo mori një telefonatë nga motra e saj e cila i komunikoi se familjarët nuk ishin dakord për raportin e Anës me Kevin, një tjetër banorë që ajo ka filluar të jetë më e afërt.

“Ne të duam me zemër, që ti me vazhdu lojën, me tregu çfarë vajze je me na bërë krenarë të gjithëve. Nuk ke nevojë për ndihmën e askujt”, ka thënë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here