Home Të Fundit ‘I marrim nuset e vogla dhe i…E kemi ofendim të marrim nuse...

‘I marrim nuset e vogla dhe i…E kemi ofendim të marrim nuse të rritur…’ SHTANG gjyshja e 21 vjecarit që u bë baba me nusen 14 vjecare

22
0

“Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë , e kemi ofendim po qe e madhe”

 

'I marrim nuset e vogla dhe i...E kemi ofendim të marrim nuse të rritur...' SHTANG gjyshja e 21 vjecarit që u bë baba me nusen 14 vjecare

kështu tha gjyshja e Dritson Kurtit në një intervistë për korrespondentin Xhensil Shkëmbi.

21-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme pasi e mitura, gruaja e tij 14-vjeçare është bërë nënë.

Në intervistë gjyshja e Dritson Kurtit tha se komuniteti rom e ka në traditë martesën në moshë të vogël dhe se për ta është ofendim të jetë nusja e madhe, pasi e marrin të vogël që ta mësojnë vetë.

“Ne kurbetët e kemi traditë martohemi shpejt, 12-13 vjeç, tani paskan nxjerrë ligj. Ne e kemi traditë, po u rrit çupa nuk e marrim ne. E kemi ofendim. Ne kërkojmë ndihme për djalin, e morën sepse çupa është e vogël. Unë me pension, ai punonte. Atje ne komunale, tek plehrat.

Mban gruan e fëmijët. E ëma i vdiq. Tani të mendoje qeveria, c janë këto ligje? Tani kanë dalë? Ne kemi vite martohemi të vegjël. Tani nxorën ligje qeveria? Ne kurbetët do futet qeveria? Ne i marrim të vogla nuset e i mësojmë. Nuk i marrim të mëdha, e kemi për ofendim po qe e madhe “,-tha Fidarie Kurti, gjyshja e 21-vjeçarit.

Babai i të miturës është shprehur gjithashtu i mërzitur ga arrestimi i dhëndrit të tij.

“Jane bërë martesa, është bërë me kamala. Ne jemi rom, kështu e kemi. Pse ma morët dhëndrin? Ne u martuam me dashuri me harmoni. E keni marrë kot se koti. Lirojeni një orë e më parë.

Kjo është vajza ime. E mori me dashuri me harmoni, pse na ndërhyni ne gabelëve? Nuk e mori me zor, e mori me dëshirë. Mos hyjë shteti në punët tona. Lirojeni sa më parë. Të me dëgjojnë. Dua të me lirohet dhëndri, të gëzojë fëmijën”,-tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here