Home tvshow I moshuari plagos vajzën me armë gjahu edhe pastaj vr*t veten

I moshuari plagos vajzën me armë gjahu edhe pastaj vr*t veten

102

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lushnje.

I moshuari plagos vajzën me armë gjahu edhe pastaj vr*t veten

Në lagjen “18 Tetor”, një 82-vjeçar pas një konflikti çasti ka plagosur me armë zjarri vajzën e tij dhe më pas ka vrarë veten.

Vazja e të moshuarit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.