Vrasja e 18-vjeçari Aurelio Dervishi, në Shkozë të Tiranës ishte një ngjarje e rëndë
qe tronditi opinionin publik shqiptar. Disa persona që ndodheshin në një makinë kanë ndaluar një mjet,
ku qëndronte edhe 18-vjeçari Aurelio Dervishi dhe e kanë qëlluar me thikë, duke e lënë të vdekur.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, i ftuar në emisionin Me zemër të hapur, ka qenë shoku i Aurelios.
Shoku i viktimës tha se është i shokuar nga ngjarja.
Ai tha se Aurelion e kishte si vëlla, ndërsa ka shpjeguar edhe dinamikën e asaj që ndodhi.
“Kjo ngjarje na ka tronditur.
Aurelio nuk ishte tip që donte të bënte sherre.
Unë rrija tek shtëpia e Aurelios. Pak përpara ngjarjes, unë isha me Aurelion,
i thashë do iki në punë dhe ika. Pas isha në punë, më mori një shok në c
elular dhe më tha se kanë goditur Aurelion me thikë.
Ne kishim shoqëri të madhe me njëri-tjetrin. Dy makina e kanë ndaluar mjetin ku ndodhej Aurelio.
Aurelio ka zbritur dhe ata e kanë qëlluar. Më kanë thënë se mund ta ketë qëlluar një 15-vjeçar. Fillimisht janë kapur me duar e më pas njëri nga ata djemtë ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar.
Në spital unë dhe shoku im arritëm të parët.
Ne po prisnim çfarë do thoshin mjekët, atje na thanë se ka ndërruar jetë”, deklaroi shoku i Aurelios.