Home tvshow I përmendi bashkëshorten! / ‘Përplasen’ ashpër Arbër Hajdari dhe Vesa Smolica –...

I përmendi bashkëshorten! / ‘Përplasen’ ashpër Arbër Hajdari dhe Vesa Smolica – “nuk ma prish dot ti…

407

Këngëtarja Vesa Smolica dhe opinionisti Arbër Hajdari

I përmendi bashkëshorten! / ‘Përplasen’ ashpër Arbër Hajdari dhe Vesa Smolica – “nuk ma prish dot ti…

janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

 

gjatë primet të mbrëmjes së kaluar në studion e “Big Brother VIP3”.

Në natën kur artistja u eleminua nga gara për të fituar çmimin e madh, komentoi sjelljen e Heidi Baçit duke i thënë asaj injorante, ndërsa opinionisti e pyeti këngëtaren se a e di kuptimin e kësaj fjale.

Me një ton të lartë, Vesa i tha Arbrit se ai nuk mundet që t’ia prish imazhin sepse ajo e di shumë mirë kuptimin e kësaj fjale, pasi sipas saj ka lexuar shumë dhe është rritur me Shqipërinë dhe mediat shqiptare, ndërsa Arbëri duhet të jetë më i kujdesshëm pasi bashkëshortja e tij është me origjinë nga Kosova.

Arbër Hajdari iu drejtua këngëtares duke i thënë që ajo dëshiron ta kapë Primen me të, por nuk do ta arrijë këtë gjë.

“Oj loqka ime unë e kam kryer Big Brother, as imazhin nuk ma prish dot ti. Unë jam shumë e lexueshme për të më ulur ti, për të më thënë se ‘ti nuk e di se çfarë domethënë fjala injorante’. Këto fjalë që të gjithë banorët i thanë për Heidin dhe ti sot, unë i kam thënë atë ditë në Prime. Unë jam shumë më përpara se ju, faleminderit.”- u shpreh Vesa, megjithëse opinionisti i tha asaj se për këtë gjë ka dalë nga shtëpia.

“Duhet të të ndërrojnë si opinionist këtu” – i tha Vesa Arbrit, i cili u shpreh se nuk do ti japë më vëmendje këngëtares sepse ajo po flet “broçklla”.