Home ShowBizzi I propozoi Sarës për martesë, reagon sërish Bardhi dhe ka dy fjalë...

I propozoi Sarës për martesë, reagon sërish Bardhi dhe ka dy fjalë për ndjekësit

135
0

Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën dhe u dashuruan brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, vijuan romancën jashtë saj dhe tani presin të bëhen prindër.

Sara Gjordeni, Bardhi, Propozimi

Lajmi është konfirmuar nga ato në rrjetet sociale, por edhe mbrëmë në “Cherry on Top”.

Po ashtu, mbrëmë, Bardhi u ul në gjunjë për t’i bërë “pyetjen e madhe”, ndërsa ajo ka thënë “PO” (lexo këtu).

Pas këtij momenti ka ardhur dhe reagimi i parë i çiftit. Në një postim për ndjekësit e tij në Instagram, Bardhi shkroi:

“Ajo tha ‘Po, Po, Po’! Jo thjesht ‘Po’! Zoti ju bekoftë të gjithëve, me harmoni, shëndet dhe dashuri me gjithë familjet e juaja. Neve Zoti na bekoi, bashkë kaluam fortuna edhe stuhi…

jemi dashtë, jemi sharë, jemi ndarë e jemi bërë prapë bashkë në një shtëpi të izoluar pa e ditur çfarë na pret jashtë. Mos u dorëzoni, nese e doni dikë, mos u ndikoni nëse e doni dikë e bëni atë që jua ndjen zemra! Ju faleminderit për fjalët e mira dhe urimet, ju duam shumë”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BARDHI (@bardhi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here