Ky sezon i Big Brother VIP Albania padyshim mund të konsiderohet i paparashikueshëm.
Konkurentët që kanë zgjedhur këtë edicion të jenë pjesë e këtij reality show,
kanë lënë gjurmë kryesisht përmes përplasjeve të tyre.
Duket se zënkat përgjithësisht ndodhin në orët e mbrëmjes, ndërsa sot paradite është Eriola ajo që ka befasuar.
Në një bisedë me Meritonin i drejtohet këtij të fundit duke i thënë që të shkojë të takojë Ilnisën në dhomë të rrëfimit.
Banorja që la shtëpinë javën e shkuar është e dashura e moderatorit dhe kjo deklaratë e Eriolës ka nxitur reagime në rrjet.
“Ej po tako, thuj Ilnisës… Hajt se i them unë në dhomë të rrëfimit”, thotë Eriola gjatë bisedës me Meritonin, ndoshta duke nxjerrë zbuluar produksionin e këtij formati televiziv.
Siç dihet, të gjithë banorët supozohen se janë të izoluar nga bota e jashtme. Por, me këtë deklaratë të Eriolës, tashmë gjithçka mbetet në dyshim…