Home ShowBizzi Ilnisa i futet politikës, flet ish-banorja: Kam disa projekte të mira, në...

Ilnisa i futet politikës, flet ish-banorja: Kam disa projekte të mira, në kokë kam shumë gjëra…

96

Ish-banorja e “Big Brohter Vip”, Ilnisa Agolli, ka pranuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, se pas daljes nga “BBV3”, do i futet politikës.

Ilnisa, Politike

Ajo nuk dha detaje, por e konfirmoi se së shpejti mund ta shohim atë si politikane.

Ronaldo Sharka: Çfarë do ndodhë me ty pasi dole nga Big Brother?

Ilnisa: “Kam disa projekte të mira, në kokë kam shumë gjëra. Po shkruaj për momentin”.

Ronaldo Sharka: Politikën e ke menduar ndonjëherë si opsion?

Ilnisa: “Shiko se ti di diçka që bën këtë pyetje, por unë jam shumë e lumtur që ti je special në kanalet e informimit. Më vjen mirë që diçka e tillë sapo u tha në këtë mënyrë pa e publikuar, por duke rrëshqitur. Por ti ke informacion”.

Ronaldo Sharka: Ti je në gazetari vetë dhe gazetari i mirë konfirmon.

Ilnisa: “Po mesazhi ka shkuar aty ku duhet”.

Ronaldo Sharka: Kam dëgjuar gjërat e mia dhe në këtë rast ti…

Ilnisa: “Mendoj që mesazhi shkon gjithmonë aty duhet”.