Ilnisa Agolli është pa dyshim një nga banoret më të komentuara në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”.
Lidhja e saj me Meritonin ka sjellë shumë komente dhe diskutime.
Edhe pse ka treguar një karakter të fortë, Ilnisa së fundmi ka shfaqur emocione të forta dhe ka filluar të qajë.
Arsyeja e lotëve ishte vajza e saj, një moment i ndjeshëm dhe i befasishëm për të gjithë.
Në një bisedë me Meritonin, Ilnisa shprehu mungesën dhe mallin për vajzën e saj,
duke theksuar se nuk e ka kuptuar sa shpejt është rritur.
Ky moment i ndjenjshëm sjell në pah një dimension tjetër të personalitetit të Ilnisë,
duke shfaqur se pas imazhit të fortë ka një anë të ndjeshme dhe të prirur për dashuri ndaj familjes.
View this post on Instagram