Mbrëmë, Mevlan Shaba ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës, kur partnerja e tij i dha lajmin emocionues se shumë shpejt do të bëhet baba.
Menjëherë pas kësaj, ish-e dashura e tij, Livia, bëri një deklaratë ku tha se,
vetëm një ditë para se të hynte në ‘Big Brother VIP Kosova’, kishte biseduar me Mevlanin, i cili i kishte rrëfyer se ende ndiente ndjenja për të.
Reagimi i të dashurës aktuale të Mevlanit, Orneldës, nuk vonoi.
Ajo publikoi një mesazh prekës ku shprehej se dashuria e tyre është e pathyeshme.
“Nga çasti kur mora vesh për ekzistencën tënde, bota ime ndryshoi.
Zemra ime nisi të rrahë ndryshe dhe jetoj çdo ditë me emocionin e të dëgjuarit të zemrës tënde për herë të parë. Në barkun tim po rritet një thesar,” ishin fjalët e saj.