Ditën e djeshme raportuam ngjarjen e rëndë, ku një 10-vjeçar, humbi jetën, pasi u përplas nga makina, teksa po qëndronte në trotuar në fshatin Pajovë të Elbasanit.
I mituri, kishte marrë lule në dyqan dhe do shkonte t’i çonte ato te varri nënës së tij, që kishte humbur jetën 2 vite më parë.
Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre përfundoi në trotuar, ku i mori jetën të miturit.
SI NDODHI NGJARJA?
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin Peqin-Elbasan.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në fshatin Pajovë dy makina janë aksidentuar me njëra-tjetrën. Konkretisht në aksident u përfshi automjeti tip “Volkswagen golf” me drejtues shtetasin Odorian Petriti dhe mjeti tip “Audi” me drejtues Mikel Petritin.
Si pasojë njëri prej mjeteve, Vokswageni ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje një fëmijë të mitur, rreth 10 vjeç.
Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri është identifikuar si Enjo Tabaku.