Home tvshow Italia nuk gjen qetësi, seri lëkundjesh tërmeti të njëpasnjëshme, qytetarët dalin nga...

Italia nuk gjen qetësi, seri lëkundjesh tërmeti të njëpasnjëshme, qytetarët dalin nga banesat (Video)

124

Një seri tërmetesh u regjistruan në zonën e Napolit, në Fushat Flegraean.

Italia nuk gjen qetësi, seri lëkundjesh tërmeti të njëpasnjëshme, qytetarët dalin nga banesat (Video)

Goditja më i madhi u regjistrua në orën 20:10 dhe kishte një magnitudë 4.4 gradë,

me një thellësi fokale tre kilometra. Siç njoftuan autoritetet, ky është tërmeti më i fortë në rajon në dyzet vitet e fundit.

Njerëzit lanë shtëpitë e tyre dhe planifikojnë të flenë në makina ose jashtë.

Sipas informacioneve, banorëve të ndërtesave të vjetra iu kërkua që për masë paraprake të largoheshin prej tyre. Lëkundjet e orëve të fundit janë ndjerë në të gjitha zonat e Napolit. Në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar apo dëme të rënda materiale.