Çiljeta Xhilaga beri shume rrefime sot para konkurrentëve të “Ferma VIP”
. AAjo tregoi vec te tjerash një ëndërr të keqe që ka parë më djalin e saj, Fernandon.
E frikësuar nga ëndërra, ajo tha se ka shpëtuar
djalin e saj pa u mbytur nga dallgët, ndërsa perjetimi ishte i tmerrshem.
“Udhëtoja natën. Fernando ishtë ulur përpara fare tek shoferi. Autobuzi ishte plot me njerëz.
Udhëtoja dhe ishte errësirë dhe unë shikoja vetëm yjet lart. E më pas shikoj dy dallgë deti,
që ishin larg jo afër autobuzit. Aty jam çuar dhe kam bërtitur: Fernandoooo!
Edhe sikur e mora djalin e futa nën gjoks. I thashë o Zot sot mos të jetë fundi i botës se nuk jam gati.
Dhe mbaj mend që kam dalë nga autobuzi dhe doja të gjeja vend ku të futesha.
Jam ulur dhe jam falur, thashë o Zot vetëm për hatrin e të gjithë fëmijëve dhe djalit tim mos të jetë sot”– tha këngëtarja.