Home Të Fundit ‘Jam mërzitur shumë…’ Aida Shtino rrëhet si asnjëherë më parë për mbylljen...

‘Jam mërzitur shumë…’ Aida Shtino rrëhet si asnjëherë më parë për mbylljen e emisionit ‘Njerëz të humbur!’

151

Moderatorja e njohur Aida Shtino, ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e

 

'Jam mërzitur shumë...' Aida Shtino rrëhet si asnjëherë më parë për mbylljen e emisionit 'Njerëz të humbur!'

saj ku gjithashtu ka rrëfyer edhe më shumë për jetën e saj personale në një intervistë në TOP Albania Radio.

 

Vite më parë, në ekranet shqiptare transmetohej emisioni më investigativ në Shqipëri.

 

“Njerëz të Humbur” nga Aida Shtino, ishte programi i cili u ka kthyer në shtëpitë e tyre njerëzit më të dashur, të cilët me vite nuk gjendeshin.

 

Hulumtimet në emision zakonisht fillonin nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe

 

vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve që fitoheshin përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit.

I gjithë informacioni sigurohej mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.

Për shkak të investimit të madh në kohë dhe përkushtim, stafi i këtij emisioni me në krye Aida Shtinon,

 

arriti të ndërtonte një fenomen të paparë në ekranet televizive përsa i përket tematikës dhe ngjarjeve reale që zhvilloheshin.

Por përse erdhi kjo mbyllje e këtij emisioni? Shkakun e vërtetë, Aida e tregon në këtë intervistë ekskluzive në “Ku ke humbur”:

Në fakt, emisioni i fundit është transmetuar në RTSH, në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Ishte viti 2014 dhe emisioni i fundit ishte një nga më të sukseshmit ku atë natë tre raste kemi pasur dhe të treja rastet ne i kemi gjetur.

 

Të nesërmen mua më thërrasin në drejtori dhe më thojnë që emisoni do të mbyllet, sepse nuk ka fond. Pa shkak.

 

Edhe nuk e kam thënë shpeshherë, sepse intervistat e mia kanë qenë shumë të pakta në media, por po e them me ty këtu se kanë kaluar vite dhe ka qenë si një fëmijë që unë e rrita me shumë mund e sakrifica dhe

arriti të bësheshe një institucion. Dhe në momentin që më thanë që shiko se do të fiken dritat, nuk do të jeni më, aty ishte sikur diçka u venit.

Kam marrë makinën pastaj dhe mendoja si do t’ja thoja stafit se ne ishim të tërë të lidhur. Nëse ndryshonim televizion, i merrja të gjithë me vete si regjisor, si montazhier, si gazetarë, të gjithë ishin grup.

 

Lëvizjet nuk kanë qenë për shkakun tim, por siç dihet në media. Dhe kam marrë makinën vetëm edhe kam ecur dhe ka qenë një ditë shumë e mërzitshme për mua. Jam mërzitur shumë.

Duhet ta suportoja njëherë me veten time dhe pastaj t’ja transmetoja edhe stafit. Ajo që më ka dhembur më shumë ishte sesi do t’ja thoja familjarëve që na shikonin si një dritare ku ata kërkonin fëmijët e tyre.

 

Pastaj më është dashur të largohem nga media. Të qetësoja veten time. Të shikoja ku isha. Se edhe në ëndërr më dilnin. Shikoja ëndrra me njerëz që kërkoja. Ishte bërë pjesë e jetës sime. Ishte e pamundur të shkëputesha, sepse njerëzit më përndiqnin.