Home Të Fundit ‘Java e fundit e Majit do të jetë DINAMIKE…’ Lajda Porja flet...

‘Java e fundit e Majit do të jetë DINAMIKE…’ Lajda Porja flet për parashikimin javor të motit, ja cfarë na pret

205

Java ka nisur me kthjellime dhe vranësira që do të zhvillohen kryesisht pasdites.

 

'Java e fundit e Majit do të jetë DINAMIKE...' Lajda Porja flet për parashikimin javor të motit, ja cfarë na pret

Meteorologia Lajda Porja thotë se edhe e marta të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona pritet të ketë edhe rrebeshe shiu.

 

Nga e mërkura deri të premten, do të ketë rënie të lehtë të temperaturave.

“Java e fundit e muajit maj do të jetë dinamike. Do t’i përjetojmë pothuajse të gjitha edhe temperaturat e larta, reshjet e shiut, vranësirat dhe kthjellimet.

Dita e sotme ka nisur e kthjellët në një pjesë të mirë të territorit, pas mesditës do të ketë grumbullim të vranësirave duke sjellë reshje, ku më të fokusuara do të jenë përgjatë shtrirjes lindore.

 

Nuk do të mungojnë edhe rebeshet afatshkurtra në disa zona në qendër, pjesërisht në juglindje të Tiranës dhe në Elbasan.

Parashikohet që edhe nesër paraditja me diell ndërsa pjesë e dytë e ditës me rrebeshe në zonat malore.

Sot dhe nesër presim 30 dhe mbi 30 gradë në disa qarqe të vendit. Në Elbasan dhe Berat parashikohen temperatura në 28 apo 29 gradë përgjatë vijës së bregdetit.

Nga e mërkura deri të premten, edhe pse moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, do të kemi kthjellime, vranësira të lehta dhe vetëm zonat malore dhe kryesisht do të rrezikohen nga reshje të pakta, do të kemi rënie të lehtë dhe graduale të temperaturave, duke bërë që t’i rikthehemi vlerave tipike të pranverës me 26 apo 27 gradë.”, tha Porja.

Sa i përket rajonit, meteorologia shtoi:

“Kosova dhe MV, moti është i kthjellët dhe i nxehtë për shkak të masave ajrore nga Afrika, duke sjellë përveç pluhurit të Saharasë dhe temperatura të larta, deri në 27 në Kosovë dhe mbi 28 në MV.

Sot edhe nesër, moti i kthjellët dhe i nxehtë gjatë paraditeve dhe pjesa e dytë e ditës do rrezikohet nga reshje. Në MV, do të jenë rrebeshe shiu dhe nuk përjashtohen dhe mundësitë e mini stuhive të breshërit.

 

Nga e mërkura deri të premten, edhe pse moti mbetet i paqëndrueshëm me shira të përkohshëm, parashikohet të ketë rënie të temperaturave dhe freskim të motit. Në Kosovë 22 gradë dhe deri në 21-22 gradë presim në Maqedoninë e Veriut.”