Home tvshow Java më e mirë e vitit, ja çfarë duhet të bëni/ Horoskopi...

Java më e mirë e vitit, ja çfarë duhet të bëni/ Horoskopi 15-21 prill nga Jorgo Pulla

147
0

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV,

Java më e mirë e vitit, ja çfarë duhet të bëni/ Horoskopi 15-21 prill nga Jorgo Pulla

me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla,

për të bërë një parashikim të javës së dytë të Prillit për 12 shenjat e zodiakut.

”Kjo javë është më e mira e vitit, pasi vjen pas 11 viteve përsëri në një cikël

ndikimesh planetare duke dhënë mundësi dhe favorizime si në fushën e dokumentacioneve,

në ekonomi, në punë dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme”

e nis kështu bisedën Jorgo Pulla, duke shtuar se ka një ndikim të fortë të Saturnit me Uranin dhe është koha ideale për të hedhur çdo plan dhe synim në letër dhe për t’a realizuar.

Në vendin e 12- Ujori

Ujori duhet të ketë vëmendjen në çështje ekonomike-financiare. Nuk është kohë për të prishur, por për të stabilizuar marrëdhënie. Sa i takon fushës shpirtërore, ata që janë beqar kanë një mundësi shumë të mirë për të stabilizuar jetën e tyre dhe vjen një moment i mirë. Lidhjet më të suksesshme janë me Dash dhe Akrep. Ditët më të mira janë e premtja dhe e diela.

 

Në vendin e 11- Peshqit

Mund të kenë disa probleme në komunikim në ditët në vijim, por ata janë shumë intuitivë. Pritet që të kenë një ndryshim shumë shpejt në fushën e punës së tyre. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, do kenë njohje që do të shkojnë deri në martesë. Lidhjet më të mira janë me Virgjëreshë dhe Ujor, ndërsa ditët më të mira janë e premtja dhe e shtuna.

 

Në vendin e 10- Demi

Demi zgjidh shumë marrëveshje pune në këtë javë. Demi duhet të ketë kujdes kur firmos një dokument. Gjatë fundjavës do të bëni plane për gjërat ku doni të arrini. Në fushën ekonomike-financiare do të jeni mirë, ku do të merrni disa para që i prisnit. Ditën e enjte me shumë gjasa do të keni një surprizë. Në dashuri do të hapni një dritare shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Lidhjet më afatgjata duket se janë me Ujor dhe me Shigjetar. Ditët më të mira janë e mërkura dhe e premtja.

Në vendin e 9- Gaforrja

Disa padrejtësi që i janë bërë Gaforres duket se gjejnë vendin e tyre. Kanë një mundësi shumë të mirë që sot pasi të flasin do gjejnë zgjidhje. Është momenti më i mirë i mundshëm në lidhje me stabilizimin e ekonomisë. Në fushën e dashurisë duket se Universi do u japë emocion dhe mundësi të reja në lidhje me njohjet dhe në një udhëtim mund të gjejnë njeriun e jetës. Kombinimet më të mira janë me Dash dhe Peshk, ndërsa me Shigjetar është lidhja perfekte. Ditët më të mira janë e hëna dhe e premtja.

 

Në vendin e 8- Dashi

Keni kaluar një periudhë lodhje nga e shkuara. Nuk do keni probleme në fushën ekonomike financiare. Është një mundësi e mirë në këtë periudhë për të zgjidhur problematika që kanë të bëjnë me punësimin. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak dhe Akrep duken më të favorizuarat, ndërsa ditët më të mira janë e hëna dhe e mërkura.

Në vendin e 7- Peshorja

Dita e martë dhe e mërkurë janë ditë perfekte në diskutimet që do të kenë për punën por dhe me partnerët. Do të vlerësohen nga aspekti ekonomik për punën e tyre. Në fushën e dashurisë janë më mirë se kurrë. Kanë patur disa xhelozi të vogla, por i kanë kaluar, ndërsa lidhjet me Peshore janë shumë të suksesshme. Lidhjet më perfekte janë me Peshk dhe Gaforre. Dita e martë dhe e mërkurë është idealja për të patur takime të reja.

Në vendin e 6-Binjakët

Do të marrin një lajm të papritur në fushën e punës së tyre, në teknologji, rritje në detyrë apo në fushën ekonomike – financiare. Ditët më të mira për të stabilizuar gjërat kanë të premten dhe të shtunën. Në anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dashin dhe Peshoren janë më perfektet, ndërsa dita më e mirë për Binjakët në fushën sentimentale është e enjtja.

Në vendin e 5-Shigjetarët

Duket se janë ambicioz në fushën e punës dhe karrierës. Është një moment shumë i mirë ekonomik për Shigjetarët. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë, Bricjap janë perfekte. Ditët më të mira janë e hëna dhe e enjtja. Mund të përgatiten për një fëmijë nëse e presin.

Në vendin e 4-Virgjëresha

Në këtë javë do shihni me imtësi gjërat në fushën profesionale. Takimet më të mira do i keni nga e mërkura dhe e enjtja. Mund të habiteni shumë nga një lajm i papritur për diçka që e prisnit. Kanë prioritet ekonominë së pari dhe nuk humbasin kurrë. Në çështjet e zemrës, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Akrep janë shumë të mira.

Në vendin e 3- Bricjapët

Në fushën e punës ia dalin gjithmonë. Presin një lajm tani nga një punë e dytë që do e fitojnë shumë shpejt. Dita më e mirë për të stabilizuar punën e tyre është dita e enjte. Në dashuri janë shumë mirë të kombinueshëm me Peshore dhe Ujor. Për takime dhe bisedime është dita e hënë dhe e shtunë shumë e favorshme.

Në vendin e 2- Luani

Vjen momenti dhe koha e Luanëve për të zgjidhur probleme që kanë patur më parë. Ditën e martë dhe të mërkurë janë në qendër të vëmendjes për çështjet e parave. Në fushën e zemrës, kombinimet më të mira janë me Virgjëreshë dhe Peshk, ndërsa duket se beqarët stabilizojnë lidhjet. Ditët më të mira janë e shtuna, e hëna dhe e diela.

Në vendin e 1- Akrepi

Kanë shumë plane në fushën e e karrierës që i realizojnë. Pritet të përfitojnë një pasuri të mohuar nga e shkuara dhe kjo është java e artë. Në dashuri, Akrepët flasin me sy dhe jo me fjalë. Lidhjet më perfekte janë me Peshore dhe me Ujor, ndërsa ditët më të mira janë e marta dhe e shtuna paradite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here