Home Të Fundit ‘Je pa burrë, mos bridh lart e poshtë…’ zbardhet biseda e fundit...

‘Je pa burrë, mos bridh lart e poshtë…’ zbardhet biseda e fundit e ngjarjes fatale në Lushje, cfarë i tha i ati 40 vjecares

165

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Lushnje,

 

'Je pa burrë, mos bridh lart e poshtë...' zbardhet biseda e fundit e ngjarjes fatale në Lushje, cfarë i tha i ati 40 vjecares

ku Behar Musaku plagpsi me armë gjahu vajzën e tij Rudina Musaku dhe më pas vrau veten.

Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë divorci i 40-vjeçares.

Kjo e fundit raportohet se ishte ndarë me burrin e saj me të cilin kishte dy fëmijë dhe jetonte në Tiranë ku dhe punonte si kamariere.

Rudina kishte vetëm një javë që kishte shkuar në shtëpinë e babit të saj dhe ditën

e sotme babë e bijë janë përfshirë në një debat çfarë ka sjellë dhe aktin ekstrem të 82-vjeçarit.

Mësohet se Behar Musaku, para se ta qëllonte me armë gjahu të bijën, i ishte drejtuar me fjalët:

“Pse bredh?! Je pa burrë, mos ik lart e poshtë!” dhe më pas e ka qëlluar me armë dhe ka vrarë vetën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në lagjen “18 Tetori”. I moshuari pas debatit që kishte me të bijën e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur rëndë dhe më pas ka vrarë veten.

40-vjeçarja është dërguar në spital ku raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Ajo është nënë e divorcuar dhe nga martesa ka dy fëmijë të cilët jetojnë me babanë e tyre.