Një aksident tragjik në Itali i mori jetën 21-vjeçarit nga Kosova, Rilind Thaçi,
ndërsa kushëriri i tij u plagos. Rilindi po kthehej në shtëpi pasi kishte përfunduar punën sezonale si kopshtar.
Aksidenti ndodhi natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kthesë pranë varrezave të Cavallino-s,
kur automjeti BMW, drejtuar nga kushëriri i tij, humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë. Rilindi humbi jetën në vendngjarje, ndërsa kushëriri i tij u trajtua në spital dhe më pas u lirua.
Rilindi, i cili jetonte dhe punonte në Itali, ishte bërë pjesë e komunitetit dhe kishte krijuar miq të shumtë.
Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Cavallino-Treporti, ku edhe kryetarja e komunës ka shprehur ngushëllime për familjen e tij.