Home Të Fundit Ju shkatërrua familja, bashkëshortja ju hodh në lumë bashkë me 3 fëmijët,...

Ju shkatërrua familja, bashkëshortja ju hodh në lumë bashkë me 3 fëmijët, flet Ergysi: Kishim një marrëdhenie normale…

317
0

Është zbardhur dëshmia e Ergys Arrazit para uniformave blu të Shkodrës.

 

Ju shkatërrua familja, bashkëshortja ju hodh në lumë bashkë me 3 fëmijët, flet Ergysi: Kishim një marrëdhenie normale...
Gjatë dëshmisë së tij 31-vjeçari ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj tij se ka ushtruar dhunë ndaj tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij Alma Arrazit.

 

Kjo e fundit së bashku me dy fëmijët 3 e 8 vjeç rezultojnë të zhdukur që prej 2 majit, ndërsa vajza tjetër 9 vjeçare u gjet sot e pajetë.

Ai i ka qënduar deklaratës së tij të tre ditëve më parë duke thënë se ka humbur kontaktet me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ai ka thënë se ka pasur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët dhe nuk e ka idene se pse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë akt fatal.

Ndërkohë, në momentin që atij i është komunikuar se vajza e tij e madhe është gjetur e pajetë ka qëndruar i ftohtë dhe ka preferuar mos bëjë asnjë reagim.

Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes” duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

Policia ka dyshime se 31-vjeçari prej kohësh është parë nën shoqërinë e një vajze tjetër e cila mendohet se mund të ketë shtuar konfliktet e tij me bashkëshorten dhe ka shtyrë këtë të fundin drejt aktit ekstrem.

Policia është duke verifikuar çdo dëshmi të mundshme dhe informacione bashkë me prokurorinë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

Kujtojmë që sot opinioni publik u trondit nga lajmi ku një grua dhe tre fëmijët e saj, 9, 8 dhe 3 vjeç i kishin dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga ura në lumin Buna.

Sot është gjetur trupi i 9-vjeçares, ndërsa vijojnë kërkimet për 3 anëtarët e tjerë të familjes Arrazi.

Policia në lidhje me ngjarjen ka arrestuar Ergys Arrazin 31 vjeç, i cili akuzohet “për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës”.

Ndërkohë, më herët Policia e Shkodrës njoftoi se ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e 9-vjeçares.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here