E ftuar ditën e sotme në një emision televiziv ka qenë Monika Lubonja.
Të ftuarit, surprizat emocionuese të cilat për të ishin të papritura kanë bërë që aktorja Monika Lubonja të përlotet në studio.
Në një videomesazh vajza e saj, Tea nga Gjermani ka vlerësuar Monikën si nënë
teksa ka shprehur pendesën që ka ndërtuar jetën në Gjermani, gjë që e cila e ka bërë të jetë larg nënës së saj.
Ndër të tjera vajza e saj ka kujtuar kohët e fëmijërisë kur Monika i ka qendruar pranë dhe e ka mbështetur gjatë gjithë rritjes dhe adoleshencës së saj.
“Kurrë nuk dua të qaj në jetë, ndaj kam zgjedhur të buzëqesh, t’i dua njerëzit, të rrijë me ta kur ata kanë nevojë.
Nuk dua kurrë që familjes time dhe njerëzve të mi t’ju them që Monika e ka patur jetën shumë të vështirë.
Unë kam dashur që Tea të zgjedh një jetë të qetë. Pavarësisht se sa e kam vuajtur unë largimin e saj në Gjermani, sot unë e ndjej më shumë se kurrë që ajo duhjet të jetë pranë meje. Tea ka hallin tim.
Ajo më është kthyer gjithë këto vite si një mama. Më merr në telefon dhe më thotë nëse kemi ndonjë të re nga jeta ime personale.”- është shprehur Monika Lubonja e përlotur.