Home Të Fundit Kaq e re dhe kaq e bukur! Aksidenti tragjik i mori jetën,...

Kaq e re dhe kaq e bukur! Aksidenti tragjik i mori jetën, kjo është 24 vjecarja që vdiq pas 5 ditëve në luftë me jetën

438
0

Mesdita e 9 prillit do të rezultonte tragjike për një familje 6 anëtarëshe në aksin

 

Kaq e re dhe kaq e bukur! Aksidenti tragjik i mori jetën, kjo është 24 vjecarja që vdiq pas 5 ditëve në luftë me jetën

rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, pasi u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

 

Për pasojë, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma.

 

Pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

 

Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pasi 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja.

 

Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 persona të tjerë.

 

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

 

Ata po qëndronin në këmbë para një servisi dhe po prisnin që makina e tyre të riparohej kur u goditën nga një automjet “Passat” me drejtues Dacin i cili i mori përpara.

 

Kryefamiljari i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ishte emigrant në Greqi dhe në vendlindje ishte kthyer për arsye familjare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here