Përjashtimi nga shtëpia e BBVK i Rezart Veleshnjës është pritur me shumë kundërshti në rrjet.
Ndërsa shumë janë ata që bien dakord me vendimin e “Vëllait të Madh” për përjashtimin e Rezit, të shumtë janë edhe ata që e mbështesin aktorin dhe mendonin se ai ishte një nga lojtarët më të fortë e energjikë të shtëpisë.
Në ‘grupin’ e dytë bën pjesë edhe ish banori i BBV1, koreografi Dritan Brama, i cili i ka dërguar një mesazh në Instagram Rezit,
teksa thotë se ai ka qenë më i miri e banorët e tjerë nuk janë të përshtatshëm për lojën (ose vl si i quan Tani).
“Ke qenë ‘on top’ bro për zotin, ato janë vl. S’kanë ça japin aty se ti i mbaje me energji ato“- shkruan ish banorit i formatit simotër në Shqipëri,.
mesazh të cilin Rezi e ka shpërndarë në Instastory mes qindra mesazhesh të tjera suporti.