Këta janë banorët që do të hyjnë sonte në “Big Brother VIP Kosova 3”,
mes tyre edhe gazetari i njohur
Sonte nis edicioni i tretë i reality’show “Big Brother VIP Kosova”.
Deri tani janë bërë të ditur emrat e prezantuesve dhe opinionistëve të këtij sezonit.
“BBVK3” do të prezantohet nga dyshja Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Ndërsa, në rolin e opinionistëve do të jenë Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.
Ndryshe nga herat e tjera në natën e parë do të hyjnë 17 banorë. Këta janë disa nga emrat që Express ka mësuar nga burime brenda produksionit.
Këngëtarja nga Shqipëria – Rovena Stefa, këngëtari Naim Bunjaku i njohur më nofkën “Xuxi”, gazetari Vullnet Krasniqi, aktorja Gresa Gashi dhe ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba.
Ndërsa, emrat e tjerë do të publikohen pas pak.