Baby G ka treguar në Ferma Vip momentin më të vështirë në jetë.
Ajo u shpreh se para dy vitesh mësoi se kishte probleme me teroidet.
“Jam ndjerë shumë keq një moment, nuk e dija çfarë kishja.
Shkova tek doktori edhe nuk e kanë gjetur çfarë kisha për ca kohë.
Pastaj më thanë ke probleme me teroidet dhe duhet të merrja ilaçe për gjithë jetën time.
E kam vuajtur shumë psikologjikisht. Para 2 vitesh jam mbyllur në shtëpi vetëm me mamim me babin.
Të gjithë më thonë ke shumë energji, ndërsa doktori më tha nuk ke shumë energji. E kam kaluar si një traumë. Tani jam mirë”, tregon Baby G.