Home Të Fundit KETO DATA SHENOJINI DIKU/ Këto do të jenë ditët që do ju...

KETO DATA SHENOJINI DIKU/ Këto do të jenë ditët që do ju sjellin ‘NDRYSHIM’, për mirë apo për keq, mbetet për tu parë!

17

Duam apo s’duam, korriku erdhi, për të na sjellë vapë dhe për na treguar se edhe për ca muaj, ikën viti 2024.

 

KETO DATA SHENOJINI DIKU/ Këto do të jenë ditët që do ju sjellin 'NDRYSHIM', për mirë apo për keq, mbetet për tu parë!
Nejse, le të mos mërzitemi, por të nxjerrim lapsin e letrën për të mbajtur shënim këto data të rëndësishme:

2 korrik – Mërkuri hyn në Luan

Do ketë pak konfuzion në ajër me prapavijën e Neptunit, e cila nis gjithashtu më 2 korrik,

por edhe me Mërkurin që hyn në Luan dhe ta bën pak të vështirë të ndash imagjinatën nga e vërteta. Do të kesh ca vështirësi me vendosjen e barrierave dhe kjo do të sjellë jo pak probleme. Mërkuri në Luan do të zgjojë stilin tënd të komunikimit dhe ti do të kesh mundësi të komunikosh më shumë me njerëzit që të rrethojnë.

5 korrik – Hëna e re në Gaforre

Xhelozia, dramat dhe ca sfida të reja të presin më 5 korrik. Llogarit veprimet e tua dhe më pas, ndërmerr hapat që duhet të bësh.

11 korrik – Afërdita hyn te Luani

Më 11 korrik, romanca do të jetë në ajër! Lidhje të reja mund të të dalin para syve, të zhduken ato që nuk të shërbejnë më, ose të forcohen raporte që janë të qëndrueshme. Ka një energji të bukur në këtë ditë, e cila shton magjinë, manifestimin dhe kreativitetin.

20 korrik – Marsi hyn në Binjakë

Marsi do të lidhet me Neptunin për të të bërë njeriun më kreativ që ti njeh. Ah, edhe më të eksituar. Shijoje këtë periudhë, pasi Marsi është planeti i pasionit, motivimit dhe inatit, ndaj të gjitha këto, nëse i përdor siç duhet, mund të të shërbejnë.

21 korrik – Hëna e re në Bricjap

Kjo ngjarje qiellore do të sjellë një moment të rëndësishëm arritjeje dhe shpërblimi në aspektin profesional ose në atë personal. Do të ndihesh sikur ke mbështetjen e të gjithëve dhe do të jesh një person mjaft mirënjohës. Kjo është një ditë shumë e bukur për të planifikuar një takim romantik, për të shkuar në një festë, ose për t’u bërë bashkë me miqtë dhe njerëzit e dashur.

22 korrik – Dielli hyn në Luan

Luani këtë muaj do të jetë gjithë kohës në vëmendje (fundja, si gjithmonë) dhe do ta kuptosh se më 22 korrik do të jesh gati për festë dhe argëtim. Nuk ka rëndësi se ç’shenjë horoskopi je, Luani të bën të lidhesh ngushtë me fëmijën dhe adoleshentin brenda teje. Gjej ç’të bën të lumtur dhe shijo përvojën.

25 korrik – Mërkuri hyn në Virgjëreshë

Mërkuri, planeti i komunikimit, do të shkojë në Virgjëreshë dhe ti mendon se komunikimi do të jetë i qartë dhe produktiv, por në fakt jo. Mërkuri po bëhet gati të shkojë në prapavijë në gusht, ndaj na vjen shumë keq, por duhet t’u kushtosh rëndësi mendimeve të tua dhe të kuptosh se nuk ka rëndësi se ç’thua, por si e thua. Dil nga zona e rehatisë dhe ndërmerr rreziqe të mëdha.