Home tvshow ‘Kjo natë më ndryshoi jetën”– Efi flet për natën e dehur me...

‘Kjo natë më ndryshoi jetën”– Efi flet për natën e dehur me Luizin që i ndryshoi jetën

125

Efi Dhedhes ka qenë e ftuar së fundmi në ‘Cherry On Top’ me moderatore Bora Zemanin.

‘Kjo natë më ndryshoi jetën”– Efi flet për natën e dehur me Luizin që i ndryshoi jetën

Prezantuesja ia riktheu një moment që kishte ndodhur në Big Brother VIP, atë të dehjes.

Efi ka lënë të nënkuptohet se e dehura e asaj nate i ka kushtuar shumë pasi kjo ishte një ndër arsyet se pse ajo dhe i dashuri i saj i kanë dhënë fund marrëdhënies.

Pjesë nga intervista e tyre:

Bora: Di një histori unë që të ka kushtuar shumë kjo nata që ke pirë shumë një herë.

Efi: Çfarë më ka kushtuar?

Bora: Të ka kushtuar jashtë, në jetën tënde, një ndryshim shumë i madh ndodhi, vetëm nga një natë që pive shumë.

Efi: Nuk ishte aq i madh, ishte një debat por kaloi.

Bora: Ndryshim i madh ishte pasi aty u mbyll historia e dashurisë.

Efi: Unë mendoj që jeta personale është personale dhe për aq kohë sa personi që ti ke në krah është një njeri i thjesht dhe nuk e ka dëshirën për të patur të njëjtën vëmendje që ti ke, atëherë është problem. E ndjeva me partnerin tim, e ndjeva edhe me shoqërinë time.