Ish-banorja e “BBV”, Ilnisa Agolli ka treguar që Romeo Veshajn
dhe Meriton Mjekiqin i shikon mbrëmjen e 25 majit “kokë më kokë” në televotim për çmimin e madh.
Gjatë një interviste në emisonin “Wake Up”, gazetarja tha këtë vit duhet ta fitojë i dashuri i saj Meritoni, sepse sipas saj moderatori ka treguar shembullin më të mirë të një shqiptari nga Kosova.
“Unë e shoh Meritonin me Romeon dyshen e fundit. Kështu e mendoj.
Ky është viti i parë që ka qenë një shembull ekzemplar i një shqiptari nga Kosova. Dhe mendoj se çmimi duhet të shkojë atje”- tha ajo.