Françeska Murati ka qenë e eleminuara e “Prime”-t të djeshëm të BBV, një hap para finales së madhe të 25-majit,
duke i lënë vendin 5 finalistëve të këtij sezoni: Romeos, Julit, Eglës, Heidit dhe Meritonit.
Mirëpo, eleminimi i Françeskës ka sjellë një ‘lumë’ komentesh në faqen zyrtare të BBV, ndërsa ndjekësit shprehen të pakënaqur për largimin e saj.
Duket se, ndonëse nuk fitoi BBV, Françeska ka fituar zemrat e publikut tashmë me natyrën e saj mjaft të veçantë!