Home Të Fundit LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

15
0

Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.

 

LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Burime për media bëjnë me dije se kreu i qeverisë i është nënshtruar ndërhyrjes në spitalin e QSUT-së. Kryesocialisti i është nënshkruar ndërhyrjes mëngjesin e sotëm për hernien diskale.

Vetë Rama disa ditë më parë tregoi se kishte probleme shëndetësore dhe do i nënshtrohej një tjetër ndërhyrje kirurgjikale pas asaj të apendicitit në 2023-shin.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje.

Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin –

se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara

ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli,

po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi”, tha Rama pak ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here