Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:00 te Shkëmbi i Kavajës.
Një i mitur, vetëm 10 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati.
Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa detaje të reja priten të zbardhen në vijim.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, te Shkëmbi i Kavajës, një shtetas 10 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.